AL PETROL

Transporti i mallrave senzitive, mallra me vlerë të lartë

Specifikat e punës:

AL PETROL është kompania e parë dhe më e madhe në industrinë e naftës dhe gazit që vepron në Kosovë dhe Shqipëri. Al Petrol ka 30 vjet përvojë në këtë fushë, duke u konsideruar gjerësisht si një kompani e besueshme që është sinonim i cilësisë dhe një nga markat më të besuara në rajon duke disponuar 70 pika shitëse në të gjithë vendin. Ata kanë depo më moderne në Ballkan me një kapacitet prej 6 milion litrash dhe furnizohen me produkte të naftës nga kompanitë më prestigjioze në botë me cilësi të lartë. Flota e tyre numëron më shumë se 60 automjete të viteve të fundit të prodhimit për transportin e naftës dhe produkteve të ngjashme. Smartivo L.L.C. është partneri i tyre i besuar për mbikëqyrjen e automjeteve, duke u ofruar atyre zgjidhje të ndryshme në drejtim të përcjelljes, duke filluar nga lokacioni, identifikimi i shoferit, sensorët e kapakut të karburantit, të dhënat e FMS etj. Flota është më efikase, ata kanë një kontroll të dëshiruar, uljen e kostove dhe përmirësimin e sigurisë gjatë transportit.