FAQ

Çfarë është Fleet Management?

Fleet Management është administrimi i plotë i parkut të automjeteve të secilës kompani moderne dhe proaktive, i cili bën të mundur që secila kompani të kursejë në mënyrë të konsiderueshme, të përshpejtojë dhe të thjeshtësojë proceset e punës dhe kështu t’u shërbejë klientëve të saj në një nivel më të lartë.
Shpenzimet e parkut të automjeteve, si dhe keqpërdorimet e mundshme në këtë fushë shpesh janë pikë e rëndësishme në buxhetin e secilës kompani, por me anë të sistemeve telemetrike dhe zgjidhjeve bashkëkohore komunikuese edhe ato shpenzime mund të zvogëlohen. Me anë të zgjidhjeve Fleet Management administrimi i parkut të automjeteve bëhet më i thjeshtë, më cilësor dhe më efikas.

Çfarë është sistemi Smartivo për gjurmimin e automjeteve?

Sistemi profesional për gjurmim satelitor të automjeteve dhe administrim të parkut të automjeteve, i cili me zbatimin e teknologjisë GPRS dhe GPS në kohë reale dërgon informacion kyç për automjetin, mundëson mbikëqyrje të përhershme dhe të plotë në parkun e automjeteve dhe ndërveprim të vazhdueshëm me drejtuesin e mjetit.

A ia vlen të instalohet gjurmimi satelitor i parkut të automjeteve?

Sistemi Smartivo i mbikëqyrjes satelitore të parkut të automjeteve ka rezultuar një mjet shumë efikas në realizimin e kursimeve. Këto kursime së pari kanë të bëjnë me zvogëlimin e harxhimit të karburantit dhe zvogëlimin e kilometrazhit, zvogëlohen shpenzimet administrative dhe rritet efikasiteti i kompanisë. Sipas përvojave të partnerëve tanë investimi në sistemin e mbikëqyrjes së parkut të automjeteve shlyen investimin e kryer pas 4 – 8 muajsh.

Sa vlen garancia në aparatet për gjurmim satelitor të automjeteve?

Garancia për pajisjet e blera është dy vjet nga instalimi, kurse garancia për pajisjet me qira është e vlefshme për aq kohë sa përdorni shërbimet tona për mbikëqyrje satelitore të automjeteve.

A duhet të instalohet programi Smartivo për mbikëqyrje satelitore të automjeteve?

Jo. Smartivo është aplikacion uebi i cili nuk kërkon instalim. Gjithçka që duhet është lidhja me internetin dhe shfletuesi i uebit.

Cili lloj gjurmimi automjeti e duhet zgjedhur?

Me secilin partner potencial ne kontaktojmë individualisht dhe në bazë të mënyrës dhe nevojave tuaja të punës ne bëjmë ofertën për pajisjen e automjeteve tuaja me sistemin e mbikëqyrjes satelitore.

Cilat janë çmimet dhe mënyrat e pagesës?

Pagesa dhe kushtet për tregtinë me shumicë kontraktohen në mënyrë individuale.

Kujt duhet t’i drejtohemi në rast të ndonjë vështirësie gjatë përdorimit të sistemit të gjurmimit?

Për të gjitha pyetjet lidhur me funksionimin e sistemit Smartivo keni në dispozicion shërbimin tonë për klientët. Na kontaktoni nëpërmjet postës elektronike apo telefonit. Shërbimi për klientët është në dispozicionin tuaj çdo ditë pune prej orës 08:00 – 16:00.

A bëhet instalimi në vendndodhjen e ofruesit apo sipas marrëveshjes?

Instalimi mund të bëhet dhe në vendin e specifikuar nga klienti, sipas marrëveshjes.

A ka nevojë që të blihen aparatet apo është e mundur që të huazohen?

Ne mund t’ju ofrojmë dy mënyra pagese, blerjen e aparatit dhe huazimin e aparatit. Nëse vendosni ta blini aparatin, duhet ta paguani aparatin dhe montimin njëherësh, ndërsa pagesa mujore llogaritet çdo muaj dhe shuma e saj varet nga lloji i shërbimit që është kontraktuar. Në rastin e huazimit, kontraktohet shfrytëzimi i shërbimit më së paku për 24 muaj, ndërsa çmimi i aparatit përfshihet në pagesat mujore. Montimi i aparatit të gjurmimit në rast të huazimit të aparatit llogaritet njëherësh.

A lejohet periudha testuese për automjete të caktuara, para përdorimit të rregullt të shërbimit?

Partnerëve potencialë u lejojmë të provojnë përdorimin e sistemit Smartivo për një periudhë prej 14 ditësh, në mënyrë që në automjetet tuaja të bindeni për të gjitha përparësitë e përdorimit të sistemit të administrimit të parkut të automjeteve.

A mund të shihet aplikacioni Smartivo edhe në aparate celulare?

Aplikacioni Smartivo mund të përdoret në sistemin operativ iOS dhe Android.

Nuk arrij të gjej përgjigje për pyetjen time në faqet për mbështetjen e klientëve.

Nëse nuk keni gjetur përgjigje për pyetjen tuaj në pjesën e mbështetjes së klientit, ju lutemi kontrolloni udhëzimet tona për klientët apo ose na dërgoni pyetjen tuaj.

A përfshihen në çmim shpenzimet e transferimit të të dhënave?

Shpenzimet e transferimit të të dhënave nga aparati në automjete janë të përfshira në çmim. Të gjitha shpenzimet e transferimit të të dhënave janë përfshirë në çmimin mujor të përdorimit. Mund të kontraktoni përdorimin vetëm për Kroaci ose në Kroaci dhe jashtë saj. Çmimet janë të ndryshme, por gjithmonë përfshijnë shpenzimet e transferimit të të dhënave.

A ka mundësi që aparatet e montuara në automjete të zhvendosen nga automjeti në automjet?

Shërbimi ynë teknik mund të zhvendosë aparatin nga automjeti në automjet, në këtë rast procedura zakonisht nuk zgjat më shumë se një orë e gjysmë.

Çfarë është moduli për administrimin e parkut të automjeteve?

Moduli për administrim është pjesë e sistemit Smartivo, i cili shërben si bazë unike e të dhënave për automjetet. Aty regjistrohen të dhënat për sigurimet, mirëmbajtjen e rregullt dhe të jashtëzakonshme, pagesat e kësteve, regjistrimin vjetor. Rrjedhimisht, është e mundur të merren edhe paralajmërime për afrimin e afatit për regjistrim, për mirëmbajtje të rregullt, për ndërrimin e gomave dhe të ngjashme.

A ka mundësi që raportet të kopjohen drejtpërdrejt nga sistemi?

Raportet mund të kopjohen drejtpërdrejt nga sistemi Smartivo. Gjithashtu, raportet mund të eksportohen në formën e dokumenteve MS Excel ose CSV.

Çfarë nevojitet për përdorimin e aplikacionit Smartivo?

Aplikacioni Smartivo është i bazuar në ueb që do të thotë se mjafton vetëm të keni internet dhe shfletues për përdorimin e tij dhe nuk ka nevojë të shkarkohen dhe instalohen programe shtesë. Duke qenë se shfletuesi është baza për punën e aplikacionit, nevojitet që ky shfletues të përshtatet siç duhet.

Cilët janë shfletuesit e pajtueshëm për funksionimin e aplikacionit Smartivo?

Shfletuesit e pajtueshëm të përshtatshëm për punën e aplikacionit tonë janë Google Chrome (njëkohësisht edhe shfletuesi i rekomanduar), Mozilla Firefox, Safari dhe Microsoft Edge. Shfletuesit e pajtueshëm të aplikacionit celular janë iOS: Safari dhe Android: Google Chrome.

Çfarë duhet përshtatur në cilësimet e shfletuesit?

Mundësoni kukit (cookies) në mënyrë që të gjitha aplikacionet tona të kenë mundësi të funksionojnë; për funksionimin e duhur të aplikacionit duhet të mundësohen dritaret JavaScript dhe pop-up; rezolucioni minimal i ekranit për shikim optimal duhet të jetë 1024×768, ndërsa nëse shfrytëzoni Netbook dhe keni problem me pamjen, provoni të vendosni rezolucionin në 1200×800.

Për një eksperiencë më të mirë të mundshme duke e përdorur produktin tonë,ne ju rekomandojmë që të mos përdorni Zoom-in në shfletuesin e internetit.Rivendosni nivelin e zoom-it në gjendjen e parazgjedhur (default) 100% duke përdorur tastierën në shortcut Ctrl+0 (Ëindoës) ose Cmd+0 (OS X).
Duke e përdorur gjithçka perveq 100% të nivelit të zoomit,rezulton të keni një eksperiencë të degradimit vizuel.